Ballina Bota Trump paralajmëroi Pekinin për tarifa shtesë 100%, Kina akuzon SHBA-të për standarde...

Trump paralajmëroi Pekinin për tarifa shtesë 100%, Kina akuzon SHBA-të për standarde të dyfishta në tregti

25
0

Kërcënimi i fundit i Donald Trump për të vendosur një tarifë shtesë prej 100% mbi mallrat kineze është një shembull tipik i standardeve të dyfishta të SHBA-së, kështu është shprehur qeveria e Kinës pas deklaratave të fundit të presidentit amerikan.

Një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë tha gjithashtu se Kina mund të prezantojë “kundërmasat” e saj të paspecifikuara nëse presidenti i SHBA-së e zbaton kërcënimin e tij, duke shtuar se “nuk ka frikë” nga një luftë e mundshme tregtare, raporton BBC.

Dy ditë më parë, Trump iu kundërpërgjigj masës së Pekinit për të shtrënguar rregullat e saj për eksportet e metaleve të rralla, duke akuzuar Kinën se “u bë shumë armiqësore” dhe se po përpiqet ta mbajë botën “rob”.

Ai kërcënoi gjithashtu se do të tërhiqet nga takimi me presidentin e Kinës Xi Jinping, i planifikuar për tu zhvilluar gjatë këtij muaji.

Komentet e Trump të premten tronditën tregjet financiare, me indeksin e aksioneve S&P 500 që u mbyll me 2.7% rënie, rënia e tij më e madhe që nga prilli.
Fjalët e presidentit rigjallëruan frikën e një lufte tregtare midis SHBA-së dhe Kinës.

Në maj, të dyja palët ranë dakord të heqin tarifat treshifrore për mallrat e njëra-tjetrës, gjë që ngriti mundësinë e ndërprerjes së tregtisë midis dy vendeve.

Kjo i la tarifat amerikane mbi mallrat kineze përballë një takse shtesë prej 30% krahasuar me fillimin e vitit, ndërsa mallrat amerikane që hyjnë në Kinë përballen me një tarifë prej 10%.