Ballina Sport Newcastle “blindon” Tonalin, 150 mln euro kaluzola e shitjes, Juve del jashtë...

Newcastle “blindon” Tonalin, 150 mln euro kaluzola e shitjes, Juve del jashtë garës?

34
0

Sandro Tonali shprehu dëshirën për t’u rikthyer në Serie A, vetëm pak ditë më parë gjatë një interviste të dhënë për mediat në grumbullimin me kombëtaren italiane, duke lënë të kuptohet se një rikthim në Itali nuk do të ishte i pamundur në të ardhmen. Megjithatë, kërkesat e Newcastle United e bëjnë këtë një objektiv të vështirë për Juventusin dhe klubet e tjera italiane.

Sipas raportimeve nga tabloidët britanik, Newcastle ka vendosur çmimin e mesfushorit në 130 milionë sterlina, rreth 150 milionë euro. Një shumë e tillë e bën të pamundur një transferim për momentin, duke e kthyer Tonalin në një ëndërr të largët për “Zonjën e Vjetër”.

Përveç çmimit të kartonit, ka dhe pagën e lojtarit që është një tjetër pengesë. Tonali ka një kontratë me një pagë vjetore prej 9-10 milionë eurosh, një shifër e vështirë për t’u përmbushur nga klubet italiane që nuk kanë buxhetin e nevojshëm për një investim të tillë.

Në një intervistë të fundit, vetë Tonali ka deklaruar se dëshira për t’u rikthyer në Serie A ekziston: “Ndoshta jo tani, por ndonjëherë do të doja të kthehesha në vendin tim.” Këto fjalë kanë ndezur spekulimet, por me kërkesat e larta financiare të Newcastle, rikthimi i tij mbetet larg.