Ballina Kronika Operacion “blic” në Elbasan, dyshohet për disa të arrestuar. Në pranga eksponentë...

Operacion “blic” në Elbasan, dyshohet për disa të arrestuar. Në pranga eksponentë të njohur të botës së krimit

40
0

Një operacion i papritur i policisë është zhvilluar gjatë ditës së sotme në Elbasan, ku u arrestuan të paktën 2 persona të njohur si pjesë e botës së krimit.

Burime bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar rreth orës 15:30 në një prej lokaleve të njohura përgjatë aksit rrugor Elbasan-Ish-Metalurgjia, në fshatin Katund i Ri.

Forcat e rendit te mbështetur nga forca te tjera policore kanë ndërmarrë një aksion të mirëorganizuar, duke rrethuar fillimisht të gjithë zonën përreth lokalit, përpara se të ndërhynin brenda në ambientet e restorantit ku dyshohej se ndodheshin eksponentët kriminalë.

Informacionet e marra në rrugë operative çuan në ndërhyrjen e menjëhershme të forcave speciale, të cilat kanë neutralizuar dhe arrestuar disa persona të dyshuar.

Operacioni është cilësuar si një nga më të rëndësishmit e zhvilluar kohët e fundit në Elbasan, një qytet që prej vitesh përballet me prani të lartë të grupeve kriminale. Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje zyrtare mbi identitetin e të arrestuarve apo akuzat konkrete ndaj tyre, ndërsa pritet që në orët në vijim Policia e Shtetit të dalë me një njoftim zyrtar.

Ky aksion vjen në kuadër të përpjekjeve të intensifikuara të strukturave të rendit për të goditur krimin e organizuar dhe për të garantuar sigurinë publike në një nga zonat më problematike të vendit.