Ballina Kronika Mjeku me katër gra u dënua me 15 muaj burg për dhunë...

Mjeku me katër gra u dënua me 15 muaj burg për dhunë në familje

43
0

Kirurgu, Dervish Hasi është  dënuar me 15 muaj burg sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Tiranës.

Mjeku me 4 gra u mor i pandehur për akuzën e pornografisë, por gjykata bëri rikualifikim të veprës penale dhe e dënoi atë për dhunë në familje.

Kujtojmë se Dervish Hasi me profesion mjek kirurg kishte përdorur si bashkëshorten e tij të katërt vajzën 16 vjeçare. Hasi njihet si besimtar mysliman dhe kishte edhe 3 gra të tjera.

E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës.me vajzën ai është njohur që kur ajo ishte 14 vjeçe.