Analisti Adri Nurellari ka komentuar zgjedhjet lokale në Kosovë, ku Lëvizja VetëVendosje e drejtuar nga kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, mori një rezultat zhgënjyes, teksa fitoi në vetëm tre bashki.
“Sjellja e votuesve në Kosovë është dinjitoze. Votimi ka shkuar i qetë dhe rezultati ka dalë brenda ditës, ku pala humbëse ka pranuar rezultatin. Ndryshe nga Shqipëria, në Kosovë sistemi është i ndërtuar që forcat politike të bashkëpunojnë me njëra tjetrën dhe mos djegin urat. Në kuptimin që polarizimi në qeverinë qendrore, nuk reflektohet në qeverinë lokale. Madje partitë shpesh mund të jenë në opozitë dhe në qeverisjen lokale mund të jenë në bashkëpunim”, u shpreh ai në ‘Frontline’.
Nurellari ka deklaruar se LVV humbi për shkak të zhgënjimit të votuesve nga Albin Kurti për formimin e qeverisë në Kosovë. Sipas analistit, ka pasur parti politike që kanë pasur më pak vota se Kurti dhe kanë formuar më lehtë qeverinë.
“Unë mendoj se kjo vjen nga zhgënjimi nga Kurti për të formuar një qeveri, sepse partitë e tjera kanë fituar me më pak vota dhe nuk kanë pasur probleme më formuar qeverinë. Por ka të bëjë edhe natyra e zgjedhjeve në Kosovë, që zgjedhjet lokale janë të shkëputura nga ato qendrore. Emri i kandidatit dhe mënyra e qeverisjes lokale, është me vendimtare., Ndryshe nga Shqipëria, Nëse Kosovën e krahasojmë me vendet e tjera të Këshillit të Europës, mund të renditet nga vendet më të larta, për decentralizimit që ka pushteti lokal nga ai qendror. Ky nivel i lartë i decentralizimit, ka të bëjë me komunat. Pasi komunat në Kosovë, kanë të bëjnë me një nivel të mirë të arsimit, kujdesit shëndetësor”, tha analisti.
Po ashtu gjatë fjalës së tij, Nurellari thekoi se Albin Kurti po kryen qëllimisht shkelje të Kushtetutës së Kosovës.
“Kjo është hera e disatë që Kurti është duke bërë shkelje Kushtetuese për ta zvarritur, pasi ai e di që mund ta presin dy palë zgjedhje, dhe ai prandaj po i zvarrit dhe po gjen ‘sebete’.Edhe zgjedhja e nënkryetarit nga serbët është bërë me qëllim, që ta provokojë listën serbe për të pasur një efekt elektoral”, deklaroi ai.
Më tej analisti shtoi se zgjedhjet në Kosovë janë të pashmangshme, pasi sipas tij Kurti nuk i ka votat për të zgjedhur Presidentin e Kosovës, i cili kërkon 81 vota në Kuvend.
“Zgjedhjet janë të pashmangshme. Ky ka qenë i paaftë për të formuar koalicion dhe për të siguruar shumicën e thjeshtë. Madje është konfliktuar edhe me parti pakice që nuk janë serbe. Kur ky ka qenë i paaftë për të krijuar shumicë për të qeverisur, do të jetë shumë më i paaftë për të formuar shumicën e kërkuar që të zgjedhë presidenten. Për deri sa ky nuk ka bërë 61 deputetë nuk mund të bëjë 81 deputetë. Nëse presidenti nuk zgjidhet në disa raunde, atëherë do të kemi automatikisht zgjedhje të parakohshme. Është e vështirë të besohet që ky do të zgjedhë presidentin. Me sa duket, Kurti po kërkon që të bëjë dy palë zgjedhje bashkë”, tha Nurellari.