Ballina Politika “I surprizuar, dhe i zhgënjyer”/ Kandidati i PD-së thirret në SPAK: Në...

“I surprizuar, dhe i zhgënjyer”/ Kandidati i PD-së thirret në SPAK: Në organin e drejtësisë, kundërshtarët nuk thirren

138
0

Kandidat i koalicionit opozitar Partia Demokratike Ndrec Pjetri shkruan në Facebook se në 24 orët e fundit ai dhe bashkëpunëtorët e tij janë thirrur në Prokurorinë e Posaçme SPAK për tu pyetur në lidhje me fushatën zgjedhore të 11 majit 2025.

Ai shton se ndihet jo vetëm i surprizuar nga thirrja në SPAK, por edhe i zhgënjyer, teksa sheh që në organin e Prokurorisë thirren opozitarët e këtij vendi dhe jo kundërshtarët që sipas tij, kanë dhunuar ligjet e këtij vendi para gjatë dhe pas procesit zgjedhor.

Ndrec Pjetri:

Të nderuar miq, Në 24 orët e fundit unë dhe bashkëpunëtorët e mi jemi thirrur në Prokurorinë e Posaçme SPAK për tu pyetur në lidhje me fushatën zgjedhore të 11 majit 2025. Unë isha kandidat i koalicionit opozitar Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore në qarkun e Durrësit dhe në garën time të parë mora 4500 vota.

Gjatë 30 ditëve të fushatës elektorale kam trokitur në çdo derë dhe kam shkelur në çdo rrugicë duke takuar mijëra prej jush. Bashkëpunëtorët e mi kanë qenë miqtë shokë dhe familjarë të cilët kanë besuar tek unë dhe modeli im politik.

Më duhet të them që jam jo vetëm i surprizuar nga thirrja ime dhe e bashkëpunëtorëve të mi në SPAK, por edhe i zhgënjyer, teksa shoh që në organin e Prokurorisë thirremi ne, opozitarët e këtij vendi dhe jo kundërshtarët tanë që kanë dhunuar ligjet e këtij vendi para gjatë dhe pas procesit zgjedhor.

Në çdo rast unë zotohem përpara jush që me 11 maj 4500 votat e mija janë vota djerse dhe të ndershme dhe as unë as familja ime nuk kemi pasur dhe nuk kemi lidhje me asnjë paligjshmëri para, gjatë dhe pas 11 majit.