Opinionisti Agim Vuniqi ka reaguar lidhur me raportimet se disa nga avokatët e ish-presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale janë tërhequr ose kanë paralajmëruar tërheqje për shkak të mos-pagesës.
Sipas tij, këto pretendime nuk qëndrojnë, pasi avokatët janë të paguar për punën e tyre, ndërsa arsyet e vërteta të largimit lidhen me ruajtjen e reputacionit profesional.
Ai ka ironizuar duke thënë se tani është momenti që partitë politike si PDK, LDK dhe AAK të angazhojnë “avokatët e tyre partiakë”, të cilët e njohin më mirë Kushtetutën e Kosovës dhe janë të regjistruar në Dhomën e Avokatëve të Kosovës.
Ndryshe, ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu ka theksuar se vetëm për mbrojtjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, brenda një periudhe pesëvjeçare, shteti ka paguar rreth 6 milionë euro mbrojtje ligjore.
Postimi i plotë Vuniqit në Facebook:
Avokatët e ish-presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale që po tërhiqen dhe po paralajmërojnë se do të tërhiqen nga mbrojtja pasi nuk janë paguar për punën e bërë, nuk qëndron, sepse ata po paguhen, por ata po tërhiqen sepse duan të mbrojnë reputacionin e tyre, kanë kuptuar që do të dështojnë në mbrojtjen e klientit, andaj është koha reale që PDK, LDK dhe AAK, të angazhojne avokatët partiakë të tyre që t’i mbrojnë më mirë, sepse e njohin Kushtetuten e Kosoves dhe jane te regjistruar ne Dhomen e Avoketerve të Kosoves, sepse Gjykata Speciale sipas ndryshimeve kushtetuese te votuara me 2/3 eshte Gjykate vendore, dhe së avoketerit vendore jane me te afte dhe jane edhe më te lirë, pare kanë, sepse edhe TV donatorët i kanë të majmë.. Sa shkojnë me vizitu i le ti japin si donacion paret e pluhrosura….