Ballina Politika Greva e minatorëve të Spaçit, Gjekmarkaj: Qeveria të reagojë, askush s’është mbi...

Greva e minatorëve të Spaçit, Gjekmarkaj: Qeveria të reagojë, askush s’është mbi ligjin

27
0

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka denoncuar indiferencën e institucioneve shtetërorë dhe vetë kompanisë lidhur me grevën e urisë të minatorëve të Spaçit. Ata kërkojnë të drejtat e tyre konkretisht: kushte të sigurta pune, paga dhe respektim.

Gjekmarkaj tha se është e papranueshme që sot në vitin 2025, punëtorë dhe minatorë të protestojnë dhe bëjnë ende greva për të kërkuar të drejtat që u takojnë me ligj.

Deputeti i bën apel shtetit dhe kompanisë që të gjejnë gjuhën e përbashkët me minatorët e Spaçit në Mirditë, të cilët po torturohen në të ftohtë dhe shi duke kërkuar të drejtat t tyre.

“Kërkojmë që institucionet përgjegjëse dhe drejtuesit e kompanisë të ulen menjëherë në dialog me grevistët dhe të gjejnë një zgjidhje të drejtë e të qëndrueshme. Shprehim solidaritetin tonë të plotë me minatorët e Spaçit, të cilët po përballen me kushte ekstreme për të mbrojtur të drejtat e tyre. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, dhe asnjë punëtor nuk duhet të lihet i braktisur.

Ai shpreh mbështetjen e plotë ndaj minatorëve, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin.

 “Dënojmë me forcë indiferencën e institucioneve shtetërore dhe të kompanisë ndaj situatës së rëndë të minatorëve në Spaç, në Mirditë.

Prej ditësh, dhjetëra punëtorë qëndrojnë në shi dhe në të ftohtë, duke kërkuar të drejtat e tyre më elementare, paga të drejta, kushte të sigurta pune dhe respektim të dinjitetit njerëzor.

Është e papranueshme që në Shqipërinë e vitit 2025 punëtorët të detyrohen të hyjnë në grevë për të kërkuar atë që u takon me ligj.

Kërkojmë që institucionet përgjegjëse dhe drejtuesit e kompanisë të ulen menjëherë në dialog me grevistët dhe të gjejnë një zgjidhje të drejtë e të qëndrueshme.

Shprehim solidaritetin tonë të plotë me minatorët e Spaçit, të cilët po përballen me kushte ekstreme për të mbrojtur të drejtat e tyre. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, dhe asnjë punëtor nuk duhet të lihet i braktisur”, shkruan ai në “Facebook”.