Ballina Sport Zhgënjen Juventusi, Como fiton ndaj “Zonjës së Vjetër”

Zhgënjen Juventusi, Como fiton ndaj “Zonjës së Vjetër”

24
0

Juventusi zhgënjeu totalisht në transfertë ndaj Comos, ku u mposht 2-0. Të besuarit e Cesc Fabregas, ia dolën të marrin një fitore të madhe ndaj “Zonjës së Vjetër”, në duelin e vlefshëm për javën e shtatë të Serisë A.

Takimi u zhbllokua në minutën e 4-t nga Kempf, i cili shënoi pas një asisti të marrë nga Nico Paz. Ishte pikërisht ky i fundit, i cili në pjesën e dytë, vulosi takimin.

Paz shënoi në minutën e 79-të, duke i dhënë goditjen përfundimtare Juventusit. Kjo humbje vjen pas tre barazimeve radhazi në kampionat për bardhezinjtë.

Juventusi zbret në vendin e gjashtë me 12 pikë, po aq sa edhe Como, që merr vendin e pestë.