Një bari në zonën e Tepelenës është rrëzuar në humnerë ndërsa kulloste tufën e bagëtive. Bariu, banor i fshatit Dragot ishte duke kullotur tufën e bagëtive në malin e Shën Dëllisë kur ka rrëshkitur në një hon të thepisur.
Pas njoftimit për zhdukjen e tij kanë nisur kërkimet, të cilat zgjatën për rreth 5 orë.
Strukturat e emergjencës dhe banorë të zonës të Dragotit dhe Beçishtit kanë zhvilluar kërkime intesive për gjetjen e bariut. Në kushtet e terrenit të vështirë dhe malor është bërë lokalizimi i vendit ku ndodhej dhe nxjerrja nga humnera ku kishte rrëshkitur.
Bariu ka marrë lëndime në disa pjesë të trupit dhe tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën.