Ballina Kulturë Nuk ishte vjedhja e parë nga salla Apollo në Luvër, shpata e...

Nuk ishte vjedhja e parë nga salla Apollo në Luvër, shpata e Charles X nuk është gjetur ende. Si u grabit Mona Lisa e famshme në 1911

5
0

Një “skuadër hajdutësh” me katër persona është në kërkim pasi kreu një vjedhje spektakolare të xhevahireve historike në muzeun e Luvrit. Autorët hynë në Sallën Apollo, thyen vitrinat e xhamit dhe rrëmbyen objekte me vlerë të jashtëzakonshme. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që kjo sallë e veçantë është grabitur…

Shpata ushtarake e Charles X të Francës nga Shtëpia e Burbonëve u vodh gjatë “një grabitjeje të armatosur në muzeun e Luvrit natën e 16 dhjetorit 1976”, thotë muzeu në faqen e tij të internetit. Dhe shpata e famshme është ende në kërkim deri më sot, sipas Le Parisien.

Shpata u prodhua për Luigjin XVIII të Francës dhe u përdor në kurorëzimin e Karlit X në vitin 1824. Sipas faqes së internetit të muzeut, ajo u shndërrua më pas në një teh dhe këllëf për t’u përdorur nga Napoleoni III (Bonaparti) për dasmën e tij në Notre Dame në vitin 1853. Shpata iu dha Luvrit pas shitjes së diamanteve të kurorës në vitin 1887. Vjedhjet nw Luvri janë të rralla, falë masave të rrepta të sigurisë, por ato kanë ndodhur – më e famshmja në vitin 1911, kur u vodh kryevepra e Leonardo da Vinçit, Mona Lisa.
Poeti Guillaume Apollinaire dhe piktori Pablo Picasso u morën në pyetje nga policia. Megjithatë, fajtori doli të ishte një italian i cili – nga një ndjenjë krenarie kombëtare – donte që piktura të kthehej në Itali. Ajo u gjet tre vjet më vonë në Firence dhe u kthye në Paris. Në atë kohë, piktura nuk ishte aq e famshme sa është tani.

Gjithashtu në vitin 1983, disa armatura të shekullit të 16-të u zhdukën dhe nuk u rizbuluan deri në vitin 2011. Një pikturë e piktores së shekullit të 19-të, Camille Corot, u vodh në vitin 1998. Piktura “Le Chemin de Sèvres. Vue de Paris” thjesht u hoq nga muri pa e parë askush dhe deri tani askush nuk e ka parë.