Ballina Aktualitet Pastruan 1.25 mln € nga trafiku i drogës në Belgjikë, GJKKO dënon...

Pastruan 1.25 mln € nga trafiku i drogës në Belgjikë, GJKKO dënon më 22 vite burg vëllezërit Ramaj dhe bashkëpunëtorët

22
0

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dënuar me rreth 22 vite burg 3 të pandehurit Besjan Ramaj, Leonard Ramaj dhe Ardjan Malasi të akuzuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e “Grupi i strukturuar kriminal” dhe ka caktuar masën ‘detyrim paraqitje’ për  Rajmonda Dashi, ish-drejtoreshë e Kadastrës së Durrësit.

Vëllezërit Rama dhe dy bashkëpunëtorët Ardjan Malasi dhe Rajmonda Dashi pastruan 1.25 milionë euro para të përfituara nga trafiku i drogës në Belgjikë.

Njoftimi i GJKKO-së:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 18, të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve Besjan Ramaj, Leonard Ramaj, Ardjan Malasi dhe Rajmonda Dashi”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Flora Hajredinaj, me vendimin Nr. 65, datë 17.10.2025 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Besjan Ramaj për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 10 vite burgim.

2. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Besjan Ramaj për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i K.Penal.

3. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Besjan Ramaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 vite e 8 muaj burgim.

4. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Leonard Ramaj për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 7 vite e 6 muaj burgim.

6. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Leonard Ramaj për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal.

7. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Leonard Ramaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 5 vite burgim.

8. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardjan Malasi për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 9 vite burgim.

10. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Ardjan Malasi për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal.

11. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Ardjan Malasi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 vite burgim.

12. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

13. Deklarimin fajtor të të pandehurës Rajmonda Dashi për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vite burgim.

14. Në zbatim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Rajmonda Dashi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

15. Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të mëtejshëm të këtij dënimi, duke e vënë në provë të pandehurën Rajmonda Dashi, për një periudhë kohe prej 3 vitesh me kusht që gjatë kësaj kohe, të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

16. Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale deklarohet heqja e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 234 dhe 233 i K.Pr.Penale dhe caktuar ndaj të pandehurës Rajmonda Dashi me anë të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

17. Në bazë të nenit 190, pika 1, gërma “a” të K.Pr.Penale provat materiale si: aparat telefonik celular i markës “Nokia”, model “3310 TA-1006”, me kartë sim të kompanisë “Vodafone” me numër serial ****, sekuestruar shtetasit Ardjan Malasi; Aparat telefonik celular i markës “iPhone X”, me kartë sim të kompanisë “One” me numër serial ****, sekuestruar shtetasit Ardjan Malasi; Aparat telefonik celular i markës “iPhone 13”, sekuestruar shtetases Rajmonda Dashi; Njësi kompjuterike sekuestruar në zyrën e shoqërisë “Ledio 04” me numër serial **** dhe shuma e parave prej 2095 euro dhe 239500 lekësh sekuestruar në automjetin e të pandehurit Ardjan Malasi.

18. Qëndrimin në fashikull të provave materiale: DVD me të dhënat e përftuara nga akti i ekspertimit nr. 49 datë 28.03.2024; USB e markës “Verbatim” me të dhënat e përftuara nga akti i ekspertimit nr. 55 datë 03.04.2024; Hard disk i jashtëm markës “Verbatim” me të dhënat e përftuara nga akti i ekspertimit nr. 184; Fotokopje e regjistrit noterial me mbishkrimin në kapakun me ngjyrë vishnje, noter L.M. Në faqen e parë të regjistrit noterial fillon me aktin noterial nr. **** rep. Nr. ****kol. datë 13.06.2023 dhe veprimi i fundit noterial është me nr. **** rep. datë 05.10.2023, gjithsej 78 fletë, sekuestruar shtetasit L.M, me procesverbalin e datës 09.11.2023; Dokumentave të sekuestruara në datën 26.10.2023 nga numri Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al 1 deri në numrin rendor 31 sekuestruar në banesën e të pandehurit Ardjan Malasi; Dokumentave të sekuestruara në datën 26.10.2023 nga numri 2 deri në numrin rendor 7 sekuestruar në banesën e të pandehurës Rajmonda Dashi.

19. Në bazë të nenit 190, pika 1, gërma “ç” të K.Pr.Penale kthimin e provave materiale të pandehurve: Njësi qëndrore e markës “Dell”, me Service tag ****, Express Service Code ****, sekuestruar shtetasit L.M me proceverbalin e datës

09.11.2023. nëntë 9 (nëntë) regjistra noterial sekuestruar shtetasit L.M, me proceverbalin e datës 09.11.2023, shtetasit L.M. Një çantë krahu lëkure me rrip, me ngjyrë blu e errët, me mbishkrimin “ARMANI JEANS”, sekuestruar shtetasit Ardjan Malasi. Pasaportë shqiptare e shtetases Rajmonda Dashi me nr. ****.

20. Shpenzimet proceduriale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.

21. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.