Ballina Aktualitet 1200 efektivë dhe autobotët ujëhedhës në gatishmëri/ Si po përgatitet policia për...

1200 efektivë dhe autobotët ujëhedhës në gatishmëri/ Si po përgatitet policia për protestat e sotme?

60
0

Partia Demokratike pritet që në orën 12:00 të ditës së sotme të mblidhen për të protestuar. Gjithashtu edhe studentët kanë paralajmëruar një protestë për sot, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.

Si pasojë, policia ka bërë një plan masash për protestat e sotme. Bëhet me dije se janë angazhuar 1200 efektivë policie.

Në këtë plan përfshihen Forcat e Rendit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat do të pozicionohen pranë institucioneve, si dhe automjetet policore ujë hedhëse.

Edhe komisariatet e Policisë së Tiranës kanë angazhuar agjentët e tyre për garantimin e rendit dhe të qetësisë publike, në përputhje me planifikimin ditor të shërbimeve policore.

Gjithashtu një tjetër element i planit të sigurisë lidhet me zbatimin e Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026. Në rast se konstatohen shkelje të pikës 2 të nenit 24/1, masat administrative, përfshirë gjobat, do të aplikohen nga Policia e Rendit.

Kujtojmë se, ky akt normativ është aktualisht objekt kundërshtimi në Gjykatën Kushtetuese, pasi është ankimuar nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe studentë, të cilët kanë kërkuar shqyrtimin e kushtetutshmërisë së tij.