Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar sërish për çështjen e aeroportit të Vlorës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pacolli ka pranuar se ka marrë një kredi 100 milionë euro, por akuzon se ndaj tij janë mobilizuar një ushtri gjobëvënësish të paditur, të cilët po keqinformojnë. Pacolli shkruan se qesh me ta dhe thekson se është misioni i tij të të mbrojë atë që ka arritur me sakrificë.
Postimi i plotë i Pacollit
Krenar për vëllezërit e mi!
Ne e dimë mirë se mirëqenia e vërtetë fitohet vetëm me punë të ndershme dhe përkushtim. Ajo që fitohet me djersë është e qëndrueshme, e patjetërsueshme dhe të jep qetësi shpirtërore – pavarësisht se gjithmonë do të ketë bukëpërbuzës apo keqdashës që përpiqen t’i japin një konotacion tjetër.
…e për xhobëvenësit…
Ndonjëherë është për të qeshur kur sheh një “ushtri” të tërë llafazanësh e keqbërësish që mundohen të ngjiten si rriqna pas trupit.
Akoma më shumë më argëtojnë ata të paditur që përpiqen të analizojnë kontrata ndërkombëtare për termat e të cilave as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë.
Ju që po mundoheni të tregoni sikur dini diçka, merreni atë kontratë ( 100 miljonshit) dhe konsultohuni me ndonjë kompani ndërkombëtare auditimi, ose pyesni dikë tjetër kompetent, sepse po turpërohem ( kur mundoheni me e komentar atë) me nivelin e inteligjencës suaj
…e për dashamirët…
Marrezinjet le të shkarravisin sa të duan por mos ti perlyjnë njerzit e mirë!
Ne kemi një mision më të madh: të vazhdojmë traditën e trashëguar nga baballarët tanë, ta përcjellim te gjeneratat e reja, të respektojmë miqtë, të shijojmë arritjet tona dhe të mbrojmë atë që kemi fituar me mund e sakrificë.