Ballina Aktualitet Nanon e rikthyen në jetë mjekët e ambulancës, specialistë nga jashtë në...

Nanon e rikthyen në jetë mjekët e ambulancës, specialistë nga jashtë në ndihmë të tij

73
0

Gazetarja Ania Braho, ka dhënë detaje në emisionin “Top Story” për gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit Fatos Nano i cili ndodhet i shtruar prej 12 ditësh në spital pas problemeve respiratore dhe një arresti kardiak që pësoi ditën e sotme. 

Gazetarja tha se problem për ish-kryeministrin Fatos Nano është zgjimi i trurit ndërsa theksoi se në banesën e tij ai humbi ndjenjat dhe kur mbërriti ambulanca i riktheu në jetë zemrën, qarkullimin e gjakut dhe mushkëritë. 

“Në gjendje të rëndë. Problem për të mbetet zgjimi i trurit. Vijon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve. Pati probleme respiratore edhe dy vite më parë. Ka ardhur dhe një ekip i specializuar mjekësor përveç mjekëve të spitalit privat. 

Arrest kardiak respirator. U gjet pa ndjenja kur ka ardhur ambulanca. Ambulanca i ktheu në jetë zemrën, qarkullimin e gjakut dhe mushkëritë. Problem mbetet vetëm zgjimi i trurit.”-tha Braho.