Ballina Rajoni Spahiu: Zgjedhjet në Maqedoni fundosën shqiptarët kundër njëri-tjetrit dhe thelluan vasalitetin

Spahiu: Zgjedhjet në Maqedoni fundosën shqiptarët kundër njëri-tjetrit dhe thelluan vasalitetin

20
0

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar edhe zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut që u mbajtën më 19 tetor. Ai tha se këto zgjedhje fundosën shqiptarët kundër njëri-tjetrit dhe thelluan vasalitetin.

‘Problemi më i madh është se shqiptarët nuk po munden të realizojnë atë që po bëjnë maqedonisë që gjejnë si mekën e tyre Beogradin dhe shqiptarët nuk kanë mekën e tyre Tiranën. Pushteti lokal ndryshe nga Shqipëria, Serbia, Mal i Zi nuk e kanë decentralizuar dhe komunat atje janë shumë të varfra dhe pushteti maqedonas në veri nuk i ka afruar shqiptarët dhe t’i bëjë pjesë e pushteti qendror por i ushqen ata me kockat e bajrakut dhe kështu i kanë lënë të prapambetur dhe sot jemi në një realitet të diferencës. Ata kanë forcuar shqiptarët që i kanë në kontroll’, tha ai.