Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku ka akuzuar mazhorancën socialiste se po miraton me shpejtësi projektligjet në Kuvend, pa zhvilluar debat parlamentar dhe pa marrë parasysh situatën e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet vendi.
Ne nje videomesazh nga seanca plenare, Koçeku deklaroi se 17 ligje po kalojnë pa diskutime, duke ngritur shqetësimin për mënyrën se si po trajtohen çështje të rëndësishme për ekonominë dhe institucionet e vendit.
“17 ligje po kalojnë pa debat, me shpejtësinë e erës, në lidhje me Bankën e Shqipërisë, me Këshillin fiskal, me akcizat, me bujqësinë dhe me pasunitë e konfiskueme, po kalojnë pa marrë aspak parasysh situatën e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet vendi ynë këto ditë”,tha deputetja Marjana Koçeku.







