Ballina Politika “Paqja” fasadë në PS/ Ja detaji nga Kuvendi mes Ballukut dhe Spiropalit...

“Paqja” fasadë në PS/ Ja detaji nga Kuvendi mes Ballukut dhe Spiropalit që po bën bujë

44
0

Seanca e sotme plenare në Kuvend është shoqëruar me skena kaosi dhe bllokim të punimeve nga opozita, por vëmendja e kamerave dhe korridoreve politike është fokusuar edhe te prapaskenat brenda radhëve të mazhorancës.

Pamjet e siguruara nga salla e Kuvendit tregojnë një dinamikë interesante dhe domethënëse mes dy prej figurave kryesore të Partisë Socialiste, Belinda Ballukut dhe Elisa Spiropalit, të cilat janë ulur pranë njëra-tjetrës.

Në momentet e tensionuara të seancës dhe gjatë procesit të votimeve, ndërsa salla ziente nga tymueset dhe përplasjet, Balluku është parë duke zhvilluar një bisedë të gjatë dhe intensive me Blendi Klosin.

Nga ana tjetër, Elisa Spiropali, është shfaqur e shkëputur tërësisht nga dinamika e grupit, e fokusuar te telefoni i saj dhe pa e mbajtur fare kartonin jeshil në dorë për të votuar.

Marrëdhëniet mes dy zonjave janë komentuar shpesh për përplasje të heshtura për kontrollin e ndikimit brenda strukturave të mazhorancës.

Mungesa e koordinimit dhe distanca e dukshme në një nga seancat më të tensionuara të parlamentit duket se konfirmon se “paqja” në kampin socialist mbetet më shumë një fasadë sesa një aleancë e fortë.