Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite përpara godinës së Parlamentit në Beograd, ku një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Sipas raportimeve të mediave serbe, i plagosuri është transportuar menjëherë në spital për trajtim mjekësor. Autori i dyshuar i sulmit, i identifikuar si V.A., 30 vjeç, është arrestuar nga policia. Ai akuzohet për tentativë vrasjeje dhe krijim të rrezikut të përgjithshëm.
Gjithashtu, mediat bëjnë me dije se një zjarr ka shpërthyer në një nga çadrat e vendosura përpara ndërtesës së Kuvendit Kombëtar. Ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.