Ballina Opinion Në 71.6 përqind të lagjeve/fshatrave nuk kanë shqetësime prej armëmbajtjes pa leje

Në 71.6 përqind të lagjeve/fshatrave nuk kanë shqetësime prej armëmbajtjes pa leje

107
0

Nga Eduard Zaloshnja

Në thelb të ngjarjes së Manzës, ku dy të rinj humbën jetën për një kafe ekspres, ishte armëmbjatja pa leje. Në gjakënxehtësinë e çastit, armët pa leje morën dy jetë!

Po sa shqetësim përbën ky problem në popullsinë e vendit?

Sipas sondazhit të fundit që zhvillova për UNDP, 71.6% e të anketuarve banojnë në lagje/fshatra ku armëmbajtja pa leje nuk përbën problem shqetësues (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.47 milionë banorë të rritur banojnë në lagje/fshatra të tilla.

Në 71.6 përqind të lagjeve/fshatrave nuk kanë

 

Plot 62.6% e të anketuarve anojnë nga vlerësimi pozitiv për luftën e Policisë së Shtetit kundër armëmbajtjes pa leje; 50.2% pozitiv dhe 12.4% anojnë pozitiv (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.28 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv.

Në 71.6 përqind të lagjeve/fshatrave nuk kanë

Edhe një armë e vetme pa leje mund të bëhet shkak i një vdekje apo plagosje të rëndë, por rezultatet e sondazhit të mësipërm tregojnë se mbizotëron një opinion pozitiv në popullsi rreth kësaj çështje.

Në fakt, këtë vit kemi patur vetëm 11.5 vrasje jashtë familjes për milion banorë, krahasuar me 41.2 vrasje për milion banorë para një dekade e gjysëm. Krahasuar me Bashkimin Europian, jemi afër për këtë tregues (vjet BE kishte 9.7 vrasje për milion banorë). Kurse fqinji ynë, Mali i Zi, është shumë më keq se ne për këtë tregues (vjet Mali i Zi kishte 32.3 vrasje për milion banorë)