Ballina Sport Thierry Henry ka listuar Arsenalin si favorit së bashku me Bayern Munich...

Thierry Henry ka listuar Arsenalin si favorit së bashku me Bayern Munich dhe PSG

75
0

Legjenda franceze Thierry Henry ka përmendur Arsenalin mes favoritëve për të fituar Champions League këtë sezon.

Ai ka përmendur Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain si ekipet e tjera që mund të fitojnë trofeun këtë sezon.

Duke folur në CBS Sports pas fitores 4:0 të Gunners ndaj Atletico Madrid, Henry zgjodhi ish-ekipin e tij si një nga favoritët e qartë për titullin këtë sezon.

Ai beson se Mikel Arteta ka gjetur ekuilibrin për të synuar trofeun, ndërsa Bayern Munich dhe kampionët në fuqi PSG janë gjithashtu në garë, sipas tij.