Ballina Europë Kërcënimet me vdekje ndaj Sarkozys, Prokuroria e Parisit merr në pyetje tre...

Kërcënimet me vdekje ndaj Sarkozys, Prokuroria e Parisit merr në pyetje tre të burgosur

89
0

Prokuroria e Parisit ka urdhëruar një hetim pas kërcënimeve me vdekje ndaj ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy, i cili ka filluar të vuajë dënimin me burg për financim të paligjshëm të fushatës së tij elektorale.

Hetimi u nis pas publikimit në internet të një videoje, ku një i burgosur në burgun La Santé dëgjohet duke bërë kërcënime ndaj Sarkozy-t gjatë mbërritjes së tij në këtë institucion ndëshkimor, që ndodhet në lagjen e 16-të të Parisit.

“Sipas prokurorisë së Parisit, më 22 tetor 2025 ajo u informua nga drejtori i burgut La Santé për një video që qarkullonte në rrjetet sociale, e cila, me sa duket, ishte filmuar nga një i burgosur dhe ku ai bënte kërcënime gjatë mbërritjes së Nicolas Sarkozy-t në burg,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Tre të burgosur janë marrë në pyetje në kuadër të hetimit, ndërsa dy telefona celularë janë sekuestruar gjatë kontrollit në burg, shtoi prokuroria e kryeqytetit francez. Të burgosurit në fjalë janë vënë nën mbikëqyrje të shtuar policore.