Ballina Kronika Vranë dhe groposën babanë, jepet vendimi për familjen Meta! Burgim i përjetshëm...

Vranë dhe groposën babanë, jepet vendimi për familjen Meta! Burgim i përjetshëm për Hysen Metën, dënime edhe për anëtarët e tjerë të familjes

133
0

Gjykata ka dhënë sot vendimin ndaj anëtarëve të familjes Meta, të akuzuar për vrasjen e babait Pëllumb Metës dhe ngjarje të tjera të ndodhura në kuadër të konfliktit familjar. Trupi gjykues vendosi dënimin me burgim të përjetshëm për Hysen Metën, i cili u shpall fajtor për kryerjen e veprës penale të vrasjes, ndërsa çështja për akuzën e fshehjes së kufomës ndaj tij u pushua.

Gjatë seancës, mbrojtja e të pandehurit kërkoi ndryshim të kualifikimit ligjor dhe një dënim më të butë, kërkesë që nuk u mor parasysh nga gjykata.

Gjykata vendosi gjithashtu dënimin me 8 vite burg për Hygerta Metën, e cila u shpall e pafajshme për akuzën e vrasjes, por u gjykua për veprimtari të tjera ndihmëse të lidhura me ngjarjen. Mbrojtja kishte kërkuar pafajësi për akuzën e vrasjes në bashkëpunim.

Ndërkohë, Amarildo Meta u dënua me 5 vite burgim. Palës mbrojtëse iu refuzua kërkesa për dënimin e saj vetëm me kohën e qëndrimit në paraburgim.

Nëna e tyre, Blerina Meta, u dënua me 3 vite burgim, ndërsa mbrojtja pati kërkuar pafajësinë e saj.

Vendimi pritet të ankimohet nga palët në Gjykatën e Apelit, ndërsa procesi ka rikthyer vëmendjen mbi çështjen e konfliktit të rëndë brenda familjes Meta, i cili tronditi opinionin publik.