Ballina Kronika DOSJA/ Përgjimet: Dashi i dorëzon “zarfin” Hafësllarit në ambient publik. Si Kozici...

DOSJA/ Përgjimet: Dashi i dorëzon “zarfin” Hafësllarit në ambient publik. Si Kozici e telefonoi nga burgu 5 minuta para takimit

76
0

Të tjera detaje zbardhen nga dosja e përgjimeve të avokatëve. Në këtë fazë të dytë kemi dorëzimin e ryshfetit me qëllim për t’i lehtësuar masën e sigurisë shtetasit Blerand Kozici.

Nikolla Hafesllari i drejtohet pikëtakimit me Nikolla Jeskun, i njohur ndryshe me pseudonimin “Dashi”. Rreth orës 14:05, Hafësllari telefonon “Dashin” për ta pyetur për vendndodhjen.

Jesku: He mo baa…

Hafësllari: He moo…çar bën?

Jesku: Rru…rrugës jam unë!

Hafësllari: Eh mirë ohh hajde.

Jesku: Për 20 minuta të marr në telefon!

Hafësllari: Mirë oh hajd…

Hafesllari dhe Jesku realizojnë edhe një bisedë të dytë telefonike ekzaktësisht 35 minuta më vonë për t’u orientuar drejtë një pikëtakimi.

Jesku: Hě mo vlla!

Hafësllari: Hë mo, te rruga Rinia jam unë. Do ulesh këtej poshtë apo të vij atje??

Jesku: Do vij poshtë!

Hafësllari: Ehhh??

Jesku: Do vij poshtë të takoj…

Sipas raport vëzhgimit të mbajtur nga oficeri i policisë gjyqësore në Komisariatin e Policisë Pogradec, rezulton Nikolla Hafesllari është takuar me Dashi Jeskun në orën 14:50, në një ambient publik; rruga “Rinia”, përballë një supermarketi.

Pesë minuta para takimit me Dashin, Hafësllari ka pritur një telefonatë nga Blerand Kozici, i cili e ka telefonuar përmes kabinës telefonike nga IEVP Drenovë. Biseda që zhvillojnë ata nxjerrin në pah nervozizmin e tij për zgjidhjen e çështjes, ndërsa dyshja diskutojnë sërish faktin që avokatja ka dërguar një “porosi” nëpërmjet Nikolla Jeskut (Dash Jesku).

Hafesllari: Alo!

Kozici nga burgu: He more…

Hafësllari: Hë mo!

Kozici nga burgu: Ca po bën?

Hafësllari: Po hiç o mirë, ja po pres atë…se ka dërguar një porosi ajo!

Hafësllari: E mbase duhet të shpjegojë ndonjë gjë, di uně?! Ja tashi atë po.

Kozici nga burgu: Ouuu!

Hafësllari: E mbase duhet të shpjegojë ndonjë gjë, di unë? Ja tashi atë po pres…

Kozici nga burgu: Ahhh ka dërguar kshu…ndonjë letër??

Hafësllari: Mbas Dashit…ere eh kshu një letër…

Kozici nga burgu: Ahh ku? Me furgon?

Hafësllari: Po me Dashin bre, atij ja ka dhënë! Kishte vajtur në zyra ai…di unë, kishte takuar atë…ja…paska dërguar…si sme the i thashë unë, vinja unë…

Kozici nga burgu: Kuuu???

Hafësllari:….po vjen me furgon tashti atë…pres…

Kozici nga burgu: Ehhh çar thua?

Hafësllari: Ehh, po ashtu merrëm për ndonjë gjysëm ore, të ke…

Kozici nga burgu: Hajd, hajd të marr unë…

Hafësllari:….ke kohë…

Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, 13 minuta pasi Jesku i dorëzoi “letrën” (zarfin me para), Nikolla Hafesllari ka telefonuar Dajana Kodrën për ta falënderuar për porosinë dhe lënë takim për të diskutuar detajet e çështjes.

Kodra: Po Imi!

Hafësllari: Ehh tashi e mora porosinë, faleminderit shumë! Po unë kur duhet të vij?? Pastaj apo nesër në mëngjes?

Kodra: Eh po heee….kur thua ti?

Hafësllari: Poo më thuaj dhe ti, prandaja…

Kodra: Po hajde nesër në mëngjes!

Hafësllari: Ehh mirë, mirë të vij…

Kodra:…hajde nesër…në ç’orë do vish nesër?

Hafësllari: …në Korçë, që në mëngjes do vij

Kodra: Okei mirë.

Hafësllari: Hajde mirupafshim atëhere.

Kodra: Hajt, pafshim