Ditën e sotme vendi parashikohet me vranësira të cilat gradualisht pas orëve të mesditës do të jenë prezente përgjatë relieveve malore. Reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar që në orët e para të 24-orëshit të ditës së Premte.
Përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në jugperëndim reshje shiu me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Nga orët e mesditës e pasdite reshjet mbeten prezente por me intensitet të ulët kryeisht përgjatë relieveve malore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – perëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoj shpejtësi deri 12m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-3 ballë.







