Ballina Aktualitet Kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme/ Parashikimi i motit për sot, 27 tetor...

Kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme/ Parashikimi i motit për sot, 27 tetor 2026

50
0

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë vranësirat mesatare kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore në lindje të cilat pritet të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët, në majat e maleve reshje bore me intensitet të ulët.

Era parashikohet të fryjë me drejtim veri– veri lindje me shpejtësi mesatare 8 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.