Ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi, ka bërë një reagim në rrjetet sociale për gjendjen e përfaqësuesve të opozitës, për të cilët shkruan se marrin tenderë nga qeveria, teksa shesin moral në anën e tyre.
Mes rreshtash, Çupi shkruan se opozita nuk është strehë për të përfituar nga ata demokratë që bëjnë ortakëri me qeveritarët.
“Kanë 13 vite “opozitarë”, por jetojnë si mazhorancë. Tenderët i marrin nga qeveria, moralin e shesin te opozita. Opozita nuk është strehë për të përfituar, por betejë për të ndryshuar. Demokratë ortakë me qeveritarë, pallate me bashkiakë, me partiçka si kërpudha mbas shiut e shesin moral. Janë po të njëjtët që i përzenë figurat e dobishme intelektuale, dhe pastaj ju turren përse ikin”, shkruan Çupi.







