Ballina Bota Lidhje me kartelet e dogës, SHBA sanksione presidentit kolumbian dhe familjes së...

Lidhje me kartelet e dogës, SHBA sanksione presidentit kolumbian dhe familjes së tij

66
0

Shtetet e Bashkuara vendosën të premten sanksione ndaj presidentit të Kolumbisë, Gustavo Petro, një përshkallëzim i ri i tensioneve midis Uashingtonit dhe Bogotás lidhur me trafikun e drogës dhe çështje të tjera me rëndësi dypalëshe.

Në një njoftim për shtyp, sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tha se lideri i majtë ‘ka lejuar që kartelet e drogës të lulëzojnë dhe ka refuzuar të ndalojë këtë aktivitet.’ Sanksionet përfshijnë Petron dhe bashkëpunëtorët e tij, kryesisht bashkëshorten, djalin dhe disa zyrtarë të lartë kolumbianë.

Vendosja e sanksioneve pasqyron gjithashtu tensionet e vazhdueshme mes Petros dhe administratës së Trump, pasi presidenti kolumbian ka kritikuar rritjen e pranisë ushtarake amerikane në Hemisferën Perëndimore në emër të luftës kundër karteleve të drogës. Më herët, Petro kishte dënuar edhe mbështetjen e SHBA-së për atë që ai e quajti ‘gjenocid izraelit në Gaza’, duke kërkuar që zyrtarë amerikanë të hetohen për sulmet e fundit kundër anijeve të dyshuara për trafik droge.

Në shtator, SHBA i kishte hequr Petros vizën, duke iu referuar komenteve të tij gjatë një proteste pro-palestineze në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Së fundmi, Kolumbia është rikthyer në listën amerikane të vendeve që konsiderohen qendra kryesore të trafikut të narkotikëve.