Seanca e sotme plenare e Kuvendit të Shqipërisë është shoqëruar me tensione të larta, bllokim të foltores dhe përplasje të forta mes opozitës dhe mazhorancës. Megjithatë, mes zhurmës, flakadanëve dhe skenave të zakonshme të kaosit parlamentar, një moment ka tërhequr vëmendjen e fotografëve dhe kamerave.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është filmuar dhe fotografuar duke qëndruar i ulur qetësisht në vendin e tij mes rrëmujës së krijuar në sallë, teksa po zhvillonte një bisedë telefonike. Personi në linjë me të ka qenë aleati i tij dhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
Nuk dihen ende detajet e bisedës mes dy liderëve të opozitës në këtë moment kulminant të tensioneve në sallë.







