Ballina Sport Luis Figo parashikon fitoren e Realit 3-1 ndaj Barcelonës – tifozët shpërthejnë:...

Luis Figo parashikon fitoren e Realit 3-1 ndaj Barcelonës – tifozët shpërthejnë: “Portugez i ndyrë, s’e harrojmë tradhtinë”

78
0

Ish-ylli portugez Luis Figo, që ka veshur fanellat e Barcelonës dhe Real Madridit, ka dhënë parashikimin e tij për “El Clásico”-n e parë të sezonit, që do të luhet të dielën në “Santiago Bernabéu”. Si ambasador i “Betfair”, Figo është shprehur i bindur se Reali do të fitojë 3-1, duke theksuar avantazhin e lojës në shtëpi dhe motivimin e madrilenëve pas humbjeve të sezonit të kaluar.

“Çdo sezon fillon nga e para. Madridi mund ta përdorë atë që ndodhi vitin e kaluar si shtysë për të fituar,” – tha Figo, duke iu referuar dominimit të Barçës me katër fitore në katër përballje dhe një bilanc prej 16 golash kundrejt 7 të Realit.

Por menjëherë pas deklaratës së tij, rrjetet sociale u mbushën me ofendime nga tifozët katalanas, të cilët nuk e kanë harruar ende kalimin e tij nga Barça te Reali në vitin 2000. “Ti portugez i ndyrë, bir ku.ve! Tradhtinë nuk ta falim kurrë!” – shkruajnë tifozët e irrituar në rrjetet sociale.

Figo, megjithatë, është përpjekur ta zbusë tonin e rivalitetit, duke theksuar se marrëdhënia mes dy klubeve “ka qenë gjithmonë brenda një ndjenje respekti”. Ai kujtoi gjithashtu se në karrierën e tij ka luajtur 23 El Clásico, duke shënuar katër gola dhe se “do të kishte dashur të luante një finale Champions mes Barçës dhe Realit”.

Pavarësisht sharjeve, portugezi mbetet një figurë ikonike për të dy klubet – një emër që ende ndez gjakrat sa herë përmendet “El Clásico”.