Ballina Kronika Të dënuar nga GJKKO me burg për kultivim të narkotikëve, arrestohen në...

Të dënuar nga GJKKO me burg për kultivim të narkotikëve, arrestohen në Vlorë dy persona

106
0

Dy persona të shpallur në kërkim nga SPAK, janë arrestuar së fundmi nga Policia e Vlorës. Në pranga kanë rënë 38-vjeçari Aldo Tushaj dhe 45-vjeçari Sefer Dukaj, të dy banues në Vlorë.

Tushaj dhe Dukaj janë dënuar nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) përkatësisht; Aldo Tushaj me 3 vite, 11 muaj e 18 ditë burg dhe Sefer Dukajn me 2 vite e 7 muaj e 18 ditë burgim, të dy të akuzuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/Kontrolle të pandërprera për kapjen e personave në kërkim, ndalohen 2 shtetas të dënuar për kultivim të bimëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të Hetimit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve:

Aldo Tushaj, 38 vjeç, banues në Vlorë;

Sefer Dukaj, 45 vjeç, banues në Vlorë.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 01.10.2024, të lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit me vendimin e datës 20.10.2025, i ka dënuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, konkretisht shtetasin Aldo Tushaj me 3 vite e 11 muaj e 18 ditë burgim dhe shtetasin Sefer Dukaj me 2 vite e 7 muaj e 18 ditë burgim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.