Ballina Dossier HISTORI/ Një krim urbanistik që s’duhet harruar

HISTORI/ Një krim urbanistik që s’duhet harruar

110
0

Nga Hasan Bello 

Në vitin 1980, Tirana humbi një nga simbolet e saj më të bukura arkitektonike: ndërtesën e vjetër të Bashkisë, që ndodhej në qendër të qytetit.

E ndërtuar në vitet ’30 me një stil të thjeshtë e plot dinjitet, ajo godinë mbante në vetvete kujtesën e një epoke kur Tirana po merrte formën e kryeqytetit modern shqiptar.

Prishja e saj, ishte një krim urbanistik dhe kulturor: një shkatërrim i panevojshëm për të ndërtuar një nga ndërtesat më të shëmtuara, Muzeun Historik Kombëtar, i cili në fakt meritonte godinën më të bukur. Sot, shumë kalojnë andej pa e ditur se aty ku shtrihet sheshi i sotëm, dikur qëndronte një ndërtesë që dëshmonte për fillimet e administratës moderne shqiptare.

Bashkia e vjetër e Tiranës u projektua nga arkitektët italianë dhe u inagurua nga Mbreti Zog në vitin 1938.

Prishja e kësaj ndërtese është një mëkat, që na ndjek si mallkim më vete. Tirana ka nevojë të kujtojë, jo vetëm të ndërtojë.