Ballina Kulturë Jeta e fshehtë e Audrey Hepburn-it gjatë Luftës së Dytë Botërore

Jeta e fshehtë e Audrey Hepburn-it gjatë Luftës së Dytë Botërore

36
0

Pas përfundimit të luftës në vitin 1945, industria e filmit kërkonte të sillte në ekran tema më të gëzueshme, shpjegon Livi Edmonson, studiuese e medias në Universitetin Shtetëror të Xhorxhias. U përpoq të largohej nga filmat që trajtonin Luftën e Dytë Botërore, si Mrs. Miniver dhe The Best Years of Our Lives, për t’u përqendruar te histori më romantike dhe pamje më tërheqëse e plot shkëlqim.

Hepburn-i u bë yll me famë botërore pas publikimit të filmit Roman Holiday në vitin 1953, ku luajti rolin e një princeshe që largohet nga detyrimet mbretërore, përkrah aktorit Gregory Peck-ut. Në filmat e tjerë të suksesshëm, si Sabrina dhe Breakfast at Tiffany’s, Hepburn u paraqit si një figurë e ngjashme me Hirushen.

Megjithëse përvojat e Hepburn-it gjatë Luftës së Dytë Botërore u bënë pjesë e historisë së saj në Hollivud, ato nuk u bënë shumë publike në atë kohë. Megjithatë, angazhimi i saj në Rezistencë e bëri veçanërisht të përshtatshme për të shërbyer më vonë si Ambasadore e Vullnetit të Mirë e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve.

“Kur i mbijeton një beteje si ajo e Arnhem-it, ku trupat gjermane e përdorin lagjen tënde si bazë për operacionet e tyre, dhe më pas shkon në Arnhem dhe sheh se qendra e qytetit është shkatërruar e rrafshuar nga gjermanët, kjo të bën më të fortë”, thotë Matzen.

Bashkëpunimi i Hepburn-it me UNICEF-in ishte i natyrshëm, sepse ajo e dinte mirë se çfarë do të thoshte të ishe fëmijë në mes të një zone lufte. Duke filluar nga viti 1988, pasi ishte larguar nga Hollivudi dhe kishte rritur dy djemtë e saj, Hepburn-i ia kushtoi pjesën tjetër të jetës ndihmës për fëmijët në disa nga vendet më të shkatërruara nga lufta në botë, përfshirë Etiopinë, Vietnamin, Bangladeshin dhe Somalinë.

Megjithatë, edhe pse shtypi e ndiqte gjatë udhëtimeve të saj të pandërprera për të siguruar nevojat më bazike të fëmijëve, si uji dhe ushqimi, disa gazetarë vazhdonin të habiteshin nga ky ndryshim i madh në jetën e saj, nga Hollivudi te puna humanitare. Për shembull, në vitin 1989, Barbara Walters e nisi intervistën e saj të parë me Hepburn-in duke thënë se kishte vite që përpiqej të zhvillonte një bisedë me të dhe se ishte mahnitur se sa bukur dukej.

Në atë kohë, Hepburn, 60 vjeçe, e cila shumë vite më parë kishte magjepsur publikun si mishërimi i rinisë, feminitetit dhe famës, e dinte tashmë se si ta përdorte famën e saj për ta zhvendosur vëmendjen te veprimtaria humanitare. Të njëjtin sharm përdori edhe kur doli para Kongresit dhe tregoi se kishte qenë “një nga ata fëmijë të Europës së shkatërruar nga lufta që kishin marrë ndihmë nga UNICEF-i”.

“Mendoj se pikërisht atëherë fillon t’i lidhësh të gjitha pjesët dhe kupton: ‘Ajo ka qenë aktiviste gjatë gjithë kohës’”, thotë Edmonson. “Dhe është një yll. I pëlqen të interpretojë, e do punën e saj, por ky ishte realisht qëllimi i saj përfundimtar gjatë gjithë jetës.”