Ballina Politika E cilësoi aktor humori që e imitonte, Binaj i përgjigjet Ramës: Je...

E cilësoi aktor humori që e imitonte, Binaj i përgjigjet Ramës: Je aktori më i madh, merr 140 milionë euro se po bën incenerator pa vënë asnjë tullë

89
0

Në podcastin ‘Flasim’, Edi Rama komentoi sot kandidaturën e opozitës për Tiranën, Florian Binajn, një artistit komik që dikur njihej për shfaqjet e tij në Portokalli për imitimin e kryeministrit Rama.

“Këneta është kaq e dëshpëruar, sa për Tiranën ka nxjerrë një aktor humori në rolin e një kandidati gjoja të pavarur, që për vite të tëra i ka bërë për të qeshur të gjithë, madje edhe vetë Kongresin e Partisë Socialiste, ku ka ardhur njëherë për të luajtur rolin tim. Prandaj, nuk e gjykoj fare keq aktorin për rolin e ri që ka marrë, se aktorët këtë punë kanë, me role jetojnë. Por kush voton mua dhe Partinë Socialiste, do të votojë Ogertën, që t’i japë Tiranës drejtuesen e duhur dhe qeverisë partneren e duhur në krye të bashkisë, për të vazhduar punën transformuese për kryeqytetin e Shqipërisë 2030”, tha Rama.

Disa orë pas kësaj deklarate është përgjigjur Binaj, që ka akuzuar Ramën, se është aktori më i madh në Shqipëri, që u merr 140 milionë Euro qytetarëve duke ” i bindur” se po bën incenerator pa vënë asnjë tullë! Prestigjator!