Këngëtarja 34-vjeçare Rita Ora ka befasuar fansat me një pamje krejt të re, duke shfaqur një transformim glamuroz të flokëve. Ajo ka zgjedhur të frymëzohet nga ikonat e vjetra të Hollywood-it, duke kanalizuar stilin e brendshëm të Marilyn Monroe me kaçurrelat e saj bionde.
Gjatë viteve, Rita — e cila është e martuar dhe e lumtur me regjisorin Taika Waititi — ka eksperimentuar shpesh me pamjen e saj, duke ndryshuar stile e ngjyra flokësh.
Tani, ylli i muzikës po shkëlqen me kaçurrela bionde që sjellin ndër mend look-un legjendar të Marilyn Monroe, shkruan “The Sun”.
Në disa foto që ndau në rrjete sociale, Rita shihet e veshur me një xhaketë luksoze, ndërsa vë në pah këmbët e gjata me geta të ngushta ngjyrë vjollcë. Grimi i saj ishte i përsosur, me kontur të theksuar dhe buzë plot volum.
Në përshkrimin e fotove, këngëtarja shkroi: “Performancë surprizë pop-up!”







