Analisti Afrim Krasniqi tha në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN se me shkarkimin e Erion Veliajt pas kërkesës së këshillit bashkiak të Tiranës, po krijohet një precedent i rrezikshëm në vend, ku mazhoranca shkel Kushtetutën, e cila i mbron drejtuesit e zgjedhur vendorë.
“Vendimi më i keq i mundshëm që mund të marrësh mos me marr vendim siç ka ndodhur të paktën në disa raste vitin e kaluar, raste shumë të njohura dhe nuk arrihet dot të bëhet pesçja dhe ky do ishte zgjidhja më e keqe që mund të na japë Gjykata Kushtuese. Vendimi më i mirë për mua – unë personalisht nuk e pranoj idenë që një ekzekutiv ose një këshill bashkiak mund t’ ndërpres mandatin një të zgjedhuri publik, për pretekste të ndryshme. Se po ta donte për ta bërë, pse s’e bëri pas tre muajsh po e bëri pas shumë muajsh që ke munguar tre muaj. Kështu që do krijoj një precedent që çdo mazhorancë në Shqipëri me një lëvizje këshilltarësh do shkarkonte të gjithë kryetarët e bashkive të Shqipërisë dhe Kushtetuta jonë është ndërtuar në mënyrë të tillë që t’i japë imunitet mbrojtës kryetarëve të bashkive në ushtrimin e funksioneve si një pushtet tjetër”. …
“Ndaj unë mendoj që në aspektin profesional personalisht do mirëprisja një vendim që të sanksionojë këtë lloj parimi, që i zgjedhuri nuk mund të shkarkohet me makinacione që vijnë qoftë nga lëvizje politike apo qoftë nga vendime të këshillit bashkiak apo qoftë edhe nga ndërhyrje të ekzekutivit”, theksoi Krasniqi.
 
            