Ballina Politika Skandali/ Tuneli i Llogarasë u ndërtua pa leje për 3 vjet! Këlliçi...

Skandali/ Tuneli i Llogarasë u ndërtua pa leje për 3 vjet! Këlliçi zbulon dokumentin tronditës

38
0

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është marrë zyrtarisht e pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në lidhje me procedurat e tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Ndërkohë një skandal i ri  lidhur me aferën korruptive të tunelit të Llogarasë është zbuluar në studion “Task Forcë’ në Syri Tv.

Deputeti i PD-së, nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së ka dokumentuar se vepra madhore është ndërtuar për më shumë se tre vjet pa një leje ndërtimi të vlefshme. Belind Këlliçi zbulon dokumentin që vërteton se leja e ndërtimit për tunelin e Llogarasë është zbardhur më 28/05/2025. Pra për 3 vite e 1 muaj tuneli i Llogarasë ka qenë ndërtim pa leje.

Deputeti demokrat Belind Këlliçi, i cili tregon se Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), i kryesuar nga kryeministri Edi Rama, ka miratuar në prill të vitit 2022 një leje ndërtimi “me kusht” për tunelin. Sipas këtij vendimi, leja do të bëhej e vlefshme vetëm pas plotësimit të dokumentacionit tekniko-ligjor dhe pagesës së taksës së ndikimit në infrastrukturë. Megjithatë, dokumenti tregon se zbardhja finale e lejes, pra vlefshmëria e plotë e saj, është bërë vetëm në maj të vitit 2025, tre vjet e një muaj më vonë. Gjatë gjithë kësaj periudhe, puna për ndërtimin e tunelit ka vijuar, janë bërë inaugurime dhe janë disbursuar fonde publike, të gjitha këto në mungesë të një lejeje të rregullt.

Këlliçi thekson se  kjo situatë përbën një shkelje flagrante të ligjit dhe krijon bazë për një akuzë të re penale për shpërdorim detyre. Ai theksoi se të gjitha pagesat e kryera gjatë kësaj periudhe janë të paligjshme, duke vënë nën përgjegjësi direkte firmëtarët e vendimit, përfshirë kryeministrin Rama dhe ministren Balluku.

Belind Kelliçi: Tani, t’i vijmë pak në ndihmë prokurorisë së posaçme me një dokument autentik, që unë do e bëj publike sot. Ndërtimi i tunelit të Llogarasë. 

Por meqë e ka proceduar dhe i ka komunikuar akuzë për procedurën e ndërtimit të tunelit të Llogarasë, këtu ka, siç e shohin edhe qytetarët, vendimin numër katër të 26 prillit 2022, të Këshillit Kombëtar të Territorit për miratimin e lejes së ndërtimit për objektin ndërtimin e tunelit të Llogarasë, me vendndodhjen Bashkinë Vlorë dhe Bashkinë Himarë, për shkak se ndodhet në dy territore, hyrja dhe dalja e tunelit. Leja është miratuar me kusht, pra pika një thotë miratimin me kusht të lejes së ndërtimit për të ndërtimit për objektin ndërtimit të tunelit të Llogarasë, me këtë vendndodhje. Pika dy, harta e planvendosjes. Pika tre, dokumentat e lejes e të tjerë e të tjerë.

Është firma e Edi Ramës, se kjo është ajo afera ku janë vjedhur ato 50 milionë eurot e famshme. Dhe çfarë ndodh? Është e bashkësigluar, ministër linje është Belinda Balluku, është shumë e rëndësishme kjo për publikun, qytetarët që ta shohin këtu, është Belinda Balluku.

Por çfarë ka rëndësi është kjo firma këtu dhe kjo data këtu. Drejtoria, drejtori i Agjencisë së Zhvillimit të Territorit Adelajda Rroka e ka zbardhur lejen e ndërtimit në datë 28.05.2025.

Çfarë do të thotë? I gjithë tuneli është vepër e ndërtuar pa leje.

 Të gjitha paratë e disbursuara janë në shkelje flagrante të ligjit. Dhe këtu ka bazë për të ngritur një akuzë të re penale për ‘shpërdorim detyre’ dhe të gjitha lekët që janë disbursuar I ka marrë në mënyrë të padrejtë kompania që ka vjedhur 50 milionë euro.

Sonila Meço: Pra për 3 vite e një muaj tuneli i Llogarasë ka qenë ndërtim pa leje.

Belind Këlliçi: Pasi kemi parë këngë e valle me iso polifoni, pasi i është kënduar Edi Ramës aty, duhet ta dini që pasi kanë ndodhur të gjitha këto, është zbardhur leja e ndërtimit. Ky është një skandal i paprecedent. Ky dokument është autentik. I bëj thirrje nga ky emision, ora është 19:48, prokurorit Dritan Premçi, të kërkojë videon e këtij emisioni, të kërkojë zyrtarisht informacion dhe të kërkojë këtë dokument, ia çojmë dhe ja vëmë në dispozicion, t’i vijmë në ndihmë për motrën e Erion Veliajt, Belinda Ballukun.

Çfarë thotë Dokumenti

Për miratimin e lejes së ndërtimit për objektin ndërtimi i tunelit të Llogarasë me vendndodhje në Bashkinë Vlorë dhe Bashkinë Himarë. Në mbështetje të neneve 27, 28, 39 të ligjit X në datë 31.07.2014 për planifikimin dhe zhvillimin e territorit i ndryshuar, vendimi numër 408 i datës 13.05.2015 i Këshillit të Ministrave për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit i ndryshuar e kështu me radhë.
Vendosi, pra Këshilli Kombëtar i Territorit vendosi,

Një, miratimin me kusht të lejes së ndërtimit për objektin ndërtimi i tunelit të Llogarasë me vendndodhje në Bashkinë Vlorë dhe Bashkinë Himarë me zhvillues Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Dy, harta e planvendosjes e strukturave bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e këtij vendimi dhe me radhë, dokumenti i lejes së ndërtimit i jepet subjektit kërkues vetëm pas,
Plotësimit të dokumentacionit tekniko-ligjor, pagesës së taksës së ndikimit në infrastrukturë për llogari të Bashkisë Vlorë dhe Bashkisë Himarë. Ngarkohet Agjencia e Zhvillimit të Territorit në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi e të tjerë e të tjerë. 

Dokumenti i lejes së ndërtimit i jepet subjektit kërkues vetëm pasi të plotësohet dokumentacioni tekniko-ligjor dhe B, të bëhet pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë për llogari të dy bashkive, asaj Vlorë dhe asaj Himarë.

Sonila Meço:  Pra është leje me kusht, miratim me kusht të lejes, plotësimit të dokumentacionit tekniko-ligjor, pagesës së taksës së ndikimit në infrastrukturë për llogari të Bashkisë Vlorë.

Belind Këlliçi: Vendimi pasi nënshkruhet nga kryetari i Këshillit Kombëtar të Territorit, ministri i linjës dhe sekretari i Këshillit Kombëtar të Territorit, hyn në fuqi menjëherë.

Brisida Shehaj: Pra ai vendimi, ai vendimi hyn në fuqi në momentin që firmoset nga Edi Rama, Belinda Balluku, dhe është treguar dhe një individ i zgjuar që quhet Adelajda Rroka që i ka vënë datën asaj firmës. Që i ka vënë datë ajo, ka shpëtuar veten ajo aty.

Dokumenti do depozitohet në SPAK në fillim të javës.

Prokurori u kërcënua jo vetëm nga Rama

Këlliçi konfirmon se Dritan Prençi është kërcënuar jo vetëm nga kryeministri Rama por dhe elementë kriminalë për ta mbyllur këtë dosje.

“I njëjti jam që nga ky studio kam sulmuar dy vite me radhë prokurorin Dritan Premçi për shkak të gjumit letargjik që ka, ka patur dhe vijon të ketë në dosjen e inceneratorit të Tiranës dhe nuk i shkon në fund asaj dosje ku fundoset Erion Veliaj dhe Edi Rama. I njëjti jam sot që i bëj thirrje publike prokurorit Dritan Premçi. Në radhë të parë, bravo i qoftë që e ka çuar deri në fund. Jam edhe unë në dijeni të disa kërcënimeve që ka marrë për këtë çështje. 

Nuk bëhet fjalë vetëm për kërcënimet e kryeministrit siç thonë… Jo, jo, edhe të personave me precedentë kriminal, por dhe të kryeministrit drejtpërdrejt.