Ballina Kronika Aksident në ‘Rrugën e Arbrit’, përplasen dy makina, plagosen shoferët

Aksident në ‘Rrugën e Arbrit’, përplasen dy makina, plagosen shoferët

37
0

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, ku janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur kokë më kokë në vendin e quajtur ‘Shkallët e Xibrrit’ pjesë e Rrugës së Arbrit.

S|ipas informacioeneve të para, fillimisht dy të plagosurit, Azem Guna, 25 vjeç dhe Urim Kukeli, 55 vjeç, janë dërguar në qendrën shëndetësore të Klosit ku kanë marrë ndihmën e parë, me pas janë dërguar në spitalin e Burrelit. Njeri pritet të shkoj drejtë Tiranës.

Nuk është hera e parë që në këtë aks rrugor ka pasur aksidente. Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.