Ballina Politika Pse ambasadori amerikan në Tiranë nuk e ka takuar? Si përgjigjet Sali...

Pse ambasadori amerikan në Tiranë nuk e ka takuar? Si përgjigjet Sali Berisha

32
0

Sali Berisha, i pyetur se pse ambasadori amerikan në Tiranë, Eric Wendt, nuk e ka takuar, tha se për këtë duhet pyetur diplomati amerikan.

“Duhet të pyesni ambasadorin amerikan, jo mua. Unë nuk kam patur asnjë sanksion tjetër përveç vizës. Ka ligje të tjera që parashikojnë gjëra të tjera.

Në atë kohë, u dërgua në Thesar kërkesa, pa asnjë bazë, për verifikim pasurie.

Thesari tha që nuk ka asnjë motiv për sanksione ndaj Sali Berishës”, tha kreu demokrat në emisionin “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj.