Ballina Politika Vdekja e Fatos Nanos, qeveria shpall të dielën ditë zie

Vdekja e Fatos Nanos, qeveria shpall të dielën ditë zie

90
0

Këshilli i Ministrave ka shpallur ditën e diel, 2 nëntor 2025, Ditë Zie Kombëtare në nderim të Fatos Nanos, ish-Kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare pas viteve ’90, i cili ndërroi jetë ditën e sotme në një spital privat në kryeqytet.

Në njoftimin zyrtar thuhet se në kuadër të kësaj dite, do të zhvillohet një ceremoni shtetërore dhe homazhe në nderim të të ndjerit, në Pallatin e Kongreseve.

Sipas vendimit të qeverisë, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtize, ndërsa në orën 12:00 të ditës së diel do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin, si shenjë nderimi për Fatos Nanon.

Programi i homazheve dhe ceremonisë shtetërore:

08:30 – 11:00 – Homazhe publike

11:15 – 11:45 – Homazhe shtetërore dhe nderime nga personalitetet

12:05 – Ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës

Për organizimin e ceremonisë është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror, nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, me përfaqësues nga institucionet kryesore shtetërore dhe të sigurisë.

Shpallja e Zisë Kombëtare në nderim të të ndjerit Fatos Nano, ish-Kryeministër, udhëheqës dhe politikan i shquar

Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos, ish-Kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare.

Në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit, do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore dhe Homazhet Kombëtare për të ndjerin.

Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtize.