Ballina Kulturë Shuhet aktori Tchéky Karyo !

Shuhet aktori Tchéky Karyo !

89
0

Aktori i njohur francez Tchéky Karyo ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare, njoftuan mediat franceze. Ky është një lajm i trishtë për kinemanë botërore

I lindur në Paris nga prindër me origjinë turke, Karyo u bë i njohur për publikun ndërkombëtar me rolet e tij në filmat “L’Ours” (“Ariu”, 1988) dhe “Nikita” (1990) të Luc Besson, si dhe për interpretimin e detektivit Julien Baptiste në serialet britanike “The Missing” dhe “Baptiste”.

Gjatë një karriere të pasur që shtrihej për më shumë se katër dekada, ai bashkëpunoi me regjisorë të njohur të kinemasë franceze dhe ndërkombëtare, duke u dalluar për interpretimet e tij të ndjeshme dhe karizmatike.

Ai sa për pamjen e jashtme njihej dhe për personalitetin ekstrovert dhe të dhënë pas njerëzve të tjerë. Ai do mbahet mend gjatë.