Një tërmet me magnitudë 4.3 i shkallës Rihter goditi Turqinë perëndimore, në jug të Balikesirit, në orën 22:23 të mbrëmjes së së hënës.
Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare tha se epiqendra ishte 43 kilometra në juglindje të Balikesirit dhe 2 kilometra në jug të Sidirgiut.
E njëjta zonë ishte goditur nga një tërmet me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter më 27 tetor. Thellësia fokale ishte 5 kilometra.
            






