Teksa SPAK, ka shpalosur zyrtarisht një dosje penale kundër zv/kryeministres së Shqipërisë, Belinda Ballukut dhe 5 zyrtarëve të tjerë të ARRSH-së dhe Ministrisë, mësohet se një dosje paralele aktualisht po mbahen si “AS-i” nën mëngë.
Rasti lidhet me një hetim të dytë, ku subjekt kryesor është Belinda Balluku. Ndërsa objekt i këtij hetimi janë indiciet për akuza korrupsioni dhe fshehje pasurie.
Akuza këto mjaft të rënda për një zyrtar të nivelit të lartë, që nëse do arrihen të provohen nga SPAK, mund të ccojnë drejt një mase sigurimi arresti për Belinda Ballukut.
Mësohet se SPAK, po kryen hetime ndaj Ballukut për akuzën e “Korrupsionit pasiv i funksionarit të lartë”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “Fshehjes së pasurie”, pasi janë administruar të dhëna për një transfertë bankare prej 6 milion euro të dërguara në Zvicër, transfertë e cila ka dyshime se pas saj qëndron zv/kryeministria e vendit.
Ndërkohë hetime të tjera ndaj Ballukut janë duke vijuar në SPAK ndaj Ballukut dhe zyrtarëve të saj, për kontratën e qërasë për dy anijet gjeneratorë “Tigri 1” dhe “Tigri 2”, të ankoruar në Gjirin e Vlorës.
Njëherësh hetimi po kryehen dhe për praktikën e prokurorimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, ku vlera financiare u fry qëllimisht në masën 50 milion euro./Syri







