Ballina Aktualitet Rihapet qarkullimi për mjetet në Librazhd-Prrenjas pas 11 ditësh bllokimi

Rihapet qarkullimi për mjetet në Librazhd-Prrenjas pas 11 ditësh bllokimi

180
0

Është rihapur zyrtarisht qarkullimi i automjeteve në segmentin e prekur në zonën e Dragostunjës, duke i dhënë fund bllokimit të përkohshëm që krijoi vështirësi për qindra drejtues mjetesh.

Segmenti në fjalë, pjesë e aksit kombëtar Librazhd–Prrenjas, ishte bërë i pakalueshëm pas dëmtimeve të shkaktuara nga punimet për korridorin e Vll në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”.

Rihapja e këtij segmenti rikthen normalitetin në një nga arteriet më të rëndësishme rrugore që lidh Tiranën me juglindjen e vendit dhe me shtetet fqinje, duke lehtësuar ndjeshëm trafikun dhe lëvizjen e mallrave.