Ballina Politika Berisha: Tuneli i Llogarasë është aferë korruptive direkt e Edi Ramës, Lubia...

Berisha: Tuneli i Llogarasë është aferë korruptive direkt e Edi Ramës, Lubia ishte thjesht masha e tij

137
0

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisa gjatë një konference shtypi në selinë e PD tha se, “tuneli i Llogarasë është aferë korruptive direkt e Edi Ramës, Lubia ishte thjesht masha e tij”.

Berisha: Kumbullat dhe dardhat i ha Edi Rama, të tjerëve u hedh bishtat nga mbrapa.

Tuneli i Llogarasë është kryekëput një nga aktet madhore korruptive direkt të Edi Ramës.

Lubi Balluku është thjesht masha e tij për realizimin e kësaj afere, qëu ka kushtuar qytetarëve shqiptarë jo 50, por 90 milionë euro më shumë se sa ç’ishte parashikuar.

Është Rama dhe vetëm Edi Rama ai që ka përcaktuar anulimin e tenderit të parë, shpalljen e tenderit të dytë dhe shpalljen fitues të kompanisë turke me një shumë 50 milionë më shtrenjtë se sa kompania që do të ndërtonte tunelin e Llogarasë.

Kompani, e cila me përcaktim ligjor, nuk mund të ishte nënkontraktor sepse e kishin skontuar. E kishin skontuar nga tenderi.

Edhe njëherë aty ku ishim.

Facebook-u i fshirë i Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, nuk kanë më as në Instagramet e tyre, fotot krenare me kompaninë turke me 3 qershor 2021.

Por ju lutem lexojeni: Ditë plot produktivitet gjatë vizitës në Turqi shkruan Sulltanesha. Takime me kompanitë e ekselencës në fushën e teknologjisë dhe infrastrukturës për të implementuar pjesë të rëndësishme të programit zhvillimor.

Ja pra ku janë në Ankara, në pazare, por që kurrë nuk mund t’i bënte vetë Lubia, ato i bënte vetëm Sulltani, ky hajdut i shpifur, më i keqi, më i madhi në historinë e kombit shqiptar, që përpiqet tani nëpërmjet altoparlantëve të tij të justifikohet se 50 milionë euro të qytetarëve shqiptarë i bëri kurban si detyrim ndaj presidentit Erdogan për apartamentet që ndërtoi në Laç dhe që duhej shprehur mirënjohja.

E kuptoni ju se ky është hajdut ndërkombëtar?

Image