Vendimin e Gjykatës Kushtuese e cila rrëzoi dje vendimin e qeverisë për shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, juristi Rezart Kthupi, e ka cilësuar si vendimin më të mirë.
I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ai tha se duhet që të pritet që të zbardhet vendimi i plotë i GJK për të parë arsyetimin lidhur me këtë vendim.
“Ishte vendimi më i mirë i mundshëm e asaj që gjykata shqyrtojë. Nëse unë do të kisha qenë pjesë e trupës gjykuese do të kisha marrë të njëjtin vendim. Por kur të zbardhet vendimi i plotë i gjykatës, ne do të shohim se kush është arsyetimi i gjykatës.
Pra kur të zbardhet vendimi do të tregojë se kush janë arsyet që një pjesë e trupës së gjykatës të votojë pro dhe pjesa tjetër të votojë kundër. Rama nëse kishte hallin e Tiranë duhet ta kishte bërë kërkesën për shkarkimin ditën që u mbushën 3 muaj që ai nuk ishte paraqitur në detyrë. Kishte edhe një kërkesë nga grupi i PD për shkarkimin e Veliajt.
Edhe pse vendimet janë politike nuk e përjashton as kryeministrin dhe as Këshillin Bashkiak të Tiranës që të respektojë ato që janë procedurat ligjore. GJK e bëri atë që duhet që të bënte, po Rama tani thotë meqënëse e latë në detyrë, atherë zgjidheni ju hallin e qytetarëve të Tiranës”, tha ai.







