Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Wrong Project”, pjesë e planit operacional mbarëkombëtar “Hapësira publike”, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme.
Si rezultat i hetimeve dhe kontrolleve në terren, janë konstatuar tre ndërtime pa leje në një zonë rezidenciale në Sauk.
Për këtë rast janë marrë masa ndaj disa zyrtarëve dhe përfaqësuesve të subjekteve ndërtuese.
Të arrestuar dhe tëp roceduar
Janë vënë në pranga pesë inspektorë të IMT Tiranë:
Gj. M., 38 vjeç
K. R., 48 vjeç
A. D., 35 vjeç
O. C., 41 vjeç
E. D., 32 vjeç
Ndërsa është proceduar në gjendje të lirë E. D., 35 vjeçe, dhe janë shpallur në kërkim Xh. M. (32 vjeç), K. D. (37 vjeç) dhe A. N. (46 vjeç), të gjithë me detyrën inspektorë të IMT Tiranë.
Këta persona dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar ndërtimin pa leje të tre vilave në zonën rezidenciale të Saukut.
Të përfshirë nga subjekti ndërtues
Po ashtu janë arrestuar:
B. Xh., 35 vjeçe, drejtuese teknike
R. Gj., 36 vjeç, inxhinier
Ndërsa janë shpallur në kërkim:
E. K., 55 vjeçe
S. S., 67 vjeç – bashkadministratorë të subjektit ndërtues
E. Sh. (Ç.), 45 vjeçe – arkitekte
Këta shtetas akuzohen për “Ndërtim të paligjshëm”, pasi dyshohet se kanë ndërtuar tri objekte pa leje ndërtimi.
Policia njofton se vijon puna për kapjen e 6 personave të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e përgjegjësisë penale të 14 personave të përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.







