Ballina Sport Largohet Vinicius, mediat japin lajmin e bujshëm, Real do të shesë brazilianin

Largohet Vinicius, mediat japin lajmin e bujshëm, Real do të shesë brazilianin

91
0

Lajme të bujshme vijnë nga Spanja: Real Madridi mund të ndahet nga ylli i tij Vinicius Júnior në verën e vitit 2026. Sipas raportimeve të Sport Bild, vendimi është marrë pas tensioneve të fundit mes sulmuesit brazilian dhe trajnerit Xabi Alonso.

Gjithçka nisi gjatë “El Clásico”-s kundër Barcelonës, kur Alonso e zëvendësoi Viniciusin dhe lojtari reagoi me protesta të forta. Klubi e detyroi të kërkonte falje publike dhe brenda skuadrës, por situata doli jashtë kontrollit kur një artikull i The Athletic publikoi kritika ndaj trajnerit, të cilat Real Madridi i dyshon se kanë ardhur nga rrethi i afërt i brazilianit.

Presidenti Florentino Pérez, ndonëse e ka mbështetur gjithmonë Viniciusin, besohet se ka vendosur të japë një mesazh të qartë: askush nuk është mbi klubin. Ky do të ishte një vendim vërtetë i fortë me shumë peshë, që pritet të sjellë pasoja mbi klubin mbretëror, me Fiorentino Perez, që mund të bëjë shembull Viniciusin, në mënyrë që në të ardhmen, të mos ketë situate të ngjashme të pakëndshme, që sjellin përplasje mes lojtarëve dhe stafit Teknik.

Në verën e vitit 2026, mund të mbyllet një kapitull i rëndësishëm në historinë e Real Madridit. Braziliani Vinicius, një prej lojtarëve kryesorë të madrilenëve, mund të t’i japë lamtumirën ekipit të tij, me të cilin luan prej sezonit 2018-2019, ndoshta i detyruar e jo me vullnetin apo dëshirën e tij, gjë e cila mbetet për tu pare deri në fund të këtij sezoni.