Ballina Politika Në burg prej 1 viti/ Kërkoi të shpallet antikushtetuese masa ‘arrest me...

Në burg prej 1 viti/ Kërkoi të shpallet antikushtetuese masa ‘arrest me burg’, Kushtetuesja çon në seancë plenare kërkesën e ish-presidentit

87
0

Mbledhja e gjyqtarëve vendosi të kalojë në seancë plenare, pra me shqyrtim dokumentar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë, i cili ndodhet në burg prej një 1 viti ka depozituar kërkesë për shpalljen si jo kushtetues. Kërkesa bën fjalë për masën ‘arrest me burg’, ku sipas Metë është antikushtetuese.

Vendimi u mor gjatë mbledhjes së gjyqtarëve kushtetues me dyer të mbyllura.

Seanca plenare që do të mbahet në vazhdim do të jetë me dyer të mbyllura dhe jo e hapur si në rastin e Erion Veliajt dhe shqyrtimi do të jetë me bazë dokumentare.