Ballina Europë Makina merr para turmën e këmbësorëve në Francë, plagosen 10 persona

Makina merr para turmën e këmbësorëve në Francë, plagosen 10 persona

70
0

Një incident i rëndë ka ndodhur në Saint Pierre d’Oleron, në ishullin ile d’Oleron, në perëndim të Francës, ku një makinë përplasi disa këmbësorë dhe çiklistë, duke lënë të paktën 10 persona të lënduar.

Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, njoftoi përmes një postimi në X se dy persona ndodhen në gjendje kritike në spital, ndërsa  të tjerë kanë lëndime më të lehta.

Sipas burimeve mediatike, numri i të lënduarve mund të rritet, ndërsa katër prej tyre janë në kujdes intensiv. Sakaq, policia arrestoi menjëherë personin e dyshuar në vendngjarje.

Kryetari i bashkisë, Dolus-d’Oleron, deklaroi se i arrestuari dyshohet të ketë qenë nën ndikimin e drogës dhe alkoolit. Ndërkohë, ai ka thënë “Allahu Akbar” gjatë arrestimit, por hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë që të ketë çrregullime mendore.

Sipas raportimeve, incidenti nuk po trajtohet si një sulm terrorist në këtë fazë dhe se autoritetet lokale po punojnë për të sqaruar motivet e ngjarjes dhe gjendjen e të dyshuarit.